Të fundit

Trumpi e ngrit në qiell diktatorin kinez

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një fjalim të fushatës e ngriti në qiell liderin kinez, Xi Jinping.

Duke folur para mbështetësve për të promovuar dy kandidatë republikanë në Wilkes-Barre, në verilindje të Pensilvanisë, Trumpi lavdëroi Xinë për qeverisjen e Kinës me “grusht të hekurt”.

“Ai sundon me një grusht të hekurt 1.5 miliardë njerëz. Po, do të thosha se është i zgjuar”, tha Trumpi, duke shkaktuar të qeshura nga audienca.

Trumpi u tha përkrahësve se e quajti Xinë “mbret” gjatë një vizite shtetërore ndërsa ish-presidenti i SHBA-së ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Xi tha: ‘Por unë nuk jam mbret’. Unë i thashë: ‘Ti je për mua, je president i përjetshëm’”, tha Trumpi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci