Të fundit

Limaj: Malisheva u çon mesazh “llaskucave”

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në tubimin e fitores së kësaj partie në Malishevë, ka thënë se kjo komunë u çobn mesazh atyre, siç i quajti Limaj “llaskucë”.

Sipas tij ata nuk kanë vend në Malishevë.

“Ju të gjithë keni treguar çka do të thotë ndershmëria, besa, rivaliteti  e mirënjohja. Ju sonte keni treguar se Malisheva di të rreshtohet e bashkohet për t’i dhënë një fitore të fuqishme qytetarëve të vet”.

“Malisheva u çon mesazh “llaskucave” se ata nuk kanë vend në Malishevë”, është shprehur Limaj, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në Malishevë, garën e balotazhit e fitoi Ekrem Kastari i NISMA-s, i cili fitoi 53.19% apo 10 mijë e 394 vota.

Ndërsa, kundër-kandidati i tij nga PDK, Isni Kilaj, fitoi 46.81% apo 9 mijë e 147 vota.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci