Të fundit

Ledri Vula pjesë e “Dancing With the Stars”?

Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula, është jo pak e njohur për njerëzit. Që prej bërjes publike të lidhjes së tyre, Sara fitoi vëmendjen e publikut dhe mblodhi shumë ndjekës në Instagram.

Madje, tashmë s’do ta shohim më vetëm në rrjete sociale por edhe në ekran.

Sara do të bëhet pjesë e formatit “Dancing With the Stars”, ku do të konkurrojë me personazhe të tjerë të njohur.

Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim.

Por, cili do të jetë partneri i saj i kërcimit? Vetë Ledri e ka ‘ngacmuar’ Sarën me një postim në InstaStory, ku ka ripostuar lajmin që Sara do të jetë pjesë e “DWTS”.

“Partner kon e ki?”- shkruan Ledri ndërsa Sara ia kthen: “Mos je gjë ti?”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci