Të fundit

Vuçiq do të merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i tij i jashtëm Nikola Selakoviq do të marrin pjesë në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të zgjasë në Nju Jork nga 20 deri më 26 shtator, raporton gazeta serbe “Novosti”.

Delegacionet e nivelit të lartë nga pothuajse të gjitha vendet e botës do të marrin pjesë në debatin e përgjithshëm, gjatë të cilit do të flasë edhe Vuçiq, i cili me siguri do të duhet të deklarohet mbi qëndrimin e Serbisë për pushtimin rus të Ukrainës si dhe për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe për Kosovën, veçanërisht në momentet kur ka presion të shtuar për të përfunduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke.

Vuçiq dhe Selakoviq planifikojnë të kenë takime të shumta me përfaqësues të OKB-së, si dhe me përfaqësues të disa shteteve, në bisedime zyrtare, por edhe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci