Të fundit

Doarsa Kica-Xhelili i bashkohet LDK-së

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, përfundimisht i ka ndarë rrugët me këtë grup dhe me subjektin e saj, Listën Guxo.

Madje burimet brenda LDK-së për Paparacin kanë thënë se ajo qysh të martën ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Burimet brenda LDK-së kanë bërë të ditur që këto ditë pritet që partia së shpejti ta zyrtarizoj aderimin e Kica-Xhelilit.

Paparaci kishte raportuar javë më parë, për dorëheqjen e deputetes Kica-Xhelili nga Lista Guxo.

Ndryshe, Arben Gashi, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, kishte thënë se janë disa deputetë që pritet t’i bashkohen partisë së Abdixhikut. Mbetet të shihet se kush do të jenë deputetët tjerë që do t’i bashkohen kësaj partie.

Ekskluzive: Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci