Të fundit

Burim Meta komenton largimin e Doarsa Kicës nga “Guxo”

Deputeti i listës “Guxo”, Burim Meta, në një lidhje direkte në “Frontal” të t7, tha se nuk janë marrë me çështjen e kalimit të deputetes Doarsa Kica – Xhelilit nga kjo parti në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai tha se largimi i Kicës nuk ka ndikuar në rënien e kredibilitetit dhe vlerave politike që përfaqëson “Guxo”

“Nuk jemi marrë me këtë çështje, as si strukturë as unë individualisht. Kemi qenë të angazhuar që sot të kemi një kuvend jashtëzakonisht madhështor dhe siç po e shihni e kemi realizuar qëllimin tonë. Natyrisht ndonjë lëvizje sporadike që po e përmendi ju, siç duket nuk ka ndikuar në rënien e kredibilitetit të partisë dhe vlerave politike që përfaqëson partia “Guxo”.

Derisa u pyet se a ka qenë vendimi i Kicës i papritur apo kanë qenë të paralajmëruar, Meta tha se “ndoshta ka qenë i panevojshëm”.

Ai tha se nuk ka pasë ftesë për Kicën që të marrë pjesë në kuvendin e parë zgjedhor të partisë “Guxo”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci