Të fundit

Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë, NATO paralajmëron përgjigje kolektive

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior ka reaguar zyrtarisht pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit për shkak se vendi ynë e akuzon për sulmin kibernetik që preku vendin tonë në korrik.

“Qëndrojmë solidarë me Shqipërinë pas sulmit të fundit kibernetik ndaj infrastrukturës kombëtare të informacionit. Aleatët janë njohur me deklaratën e Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë që bëjnë përgjegjës për këtë sulm qeverinë e Iranit. I dënojmë me forcë këto aktivitete kibernetike dashakeqe, të kryera për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë e një vendi aleat dhe për të dëmtuar jetët e përditshme të qytetarëve. Vendet aleate në NATO mbështesin Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, për t’u mbrojtur dhe zmbrapsur këto aktivitete kibernetike në të ardhmen”, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Aleanca thotë se përkushtohet për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike, duke forcuar sistemet mbrojtëse, ndërsa paralajmëron edhe ndërmarrjen e një përgjigjeje kolektive. “Do të vazhdojmë të rrisim gatishmërinë tonë ndaj këtyre aktiviteteve kibernetike në të ardhmen dhe do të mbrojmë njëri-tjetrin kundër kërcënimeve, duke konsideruar edhe ndërmarrjen e përgjigjeve të përbashkëta. Presim që të gjitha shtetet të përmbushin përkushtimet e tyre ndërkombëtare dhe t’u përmbahen normave të sjelljes në hapësirën kibernetike”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci