Komisionari Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, thotë se BE-ja duhet të vazhdojë me politikën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe vlerëson se është “instrumenti më i fortë i BE-së”, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Instrumenti tjetër që kemi është Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të zbatohet sa më parë”, tha Varhelyi.
Duke mbërritur në takim të Këshillit të BE-së për të diskutuar angazhimin politik dhe bashkëpunimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, Varhelyi njoftoi se pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, do të bëhen të gjitha përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të hapur zyrtarisht bisedimet e pranimit me Tiranën dhe Shkupin “deri në fund të këtij viti”./Paparaci
