Të fundit

Modelja e njohur nuk njihet më, shokon me pamjen e saj

Modelja e njohur, Cara Delevigne ka habitur me pamjen e saj. Miqtë dhe të afërmit e modeles janë shumë të shqetësuar për të.

“The Sun” ka publikuar disa foto ku Cara duket qartazi jo në gjendje të mirë. Modelja u pa duke tymosur në makinën e saj.

Një i afërm i Carës ka thënë: “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë. Duhet të sigurohemi që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”.

Vite më parë ,Cara deklaroi hapur se si ajo u sulmua seksualisht nga Harvey Weinstein.

Në një deklaratë të publikuar në “Instagram”, ajo tregoi se pas një takimi me Weinstein në hollin e hotelit, ai e pyeti nëse donte të shkonte në dhomën e tij, ku e priste dhe një femër tjetër.

Pas kësaj, ajo u përball me një kërkesë ku duhet të puthte femrën tjetër, gjë të cilën Cara nuk e pranoi.

Kur do largohej nga dhoma, modelja britanike duhet të shmangte përpjekjet e producentit për ta puthur pa dëshirë.

Ajo u njoh me të sepse do kishte një rol në një film, për të cilin ndihet akoma keq që ka marrë pjesë. Duket se 25-vjecarja është prekur nga rasti i denoncimit të tij për përdhunimin e femrave dhe ka bërë disa postime të gjata, duke mbështetur të gjitha femrat që kanë rënë pre e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci