Përfaqësuesit e platformës muzikore “Spotify” thonë se Taylor Swift theu dy rekorde të premten, ditën që doli albumi “Red (Versioni Taylor)”.
View this post on Instagram
Njëri është rekordi për albumin më të dëgjuar në një ditë nga një femër në historinë e “Spotify”me mbi 90.8 milion klikime në ditën e parë, kurse rekordi tjetër i thyer nga Swift ishte ai për femrat më të dëgjuara në një ditë të vetme.
Swift, ndihmoi arritjen e rekordit edhe me paraqitjen e njëpasnjëshme në shfaqjet e Jimmy Fallon dhe Seth Meyer të enjten.
Promovimi vazhdon këtë fundjavë me një paraqitje në “Saturday Night Live”, ku ajo pritet të performojë në versionin 10-minutësh, i cili është i preferuari i fansave “All Too Well”.
