Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj të cilët për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën ishin konfrontuar fizikisht dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi materiale.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragshit, të premten rreth orës 21:10.
“Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK.
