Të fundit

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Mot më stabil gjatë javës, me diell e vransira. Të hënën me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat pas rënies në fillim të javës shënojnë rritje deri në 30C ditën e enjte, parashikon “Prishtina Weather”.

Cilësia e ajrit do të mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditëve vijuese. Ditën e mërkurë me ngrohje të motit dhe intervale më të gjata me diell, koncentrimet e ozonit sipërfaqësor shënojnë rritje që çojnë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare në disa stacione.

Datat:

12.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Viseve të ulëta në mëngjes mund të ketë edhe kushte për mjegull/mjegullinë.

13.09 – Kryesisht me diell, pasdite edhe vranësira kalimtare.

14.09 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.

15.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

16.09 – Shumë ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat fillimisht do të jenë të ulëta, duke shënuar një rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të javës. Minimalet zbresin edhe deri në 8C e 9C ditëve të para, e më pas rriten deri në 16C ditën e premte. Edhe temperaturat maksimale në rënie, të hënën kapin vlera prej 20C e 22C, e deri të enjten shënojnë rritje në 30C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në jugperëndim e shënon shpejtësi edhe deri në 13m/s ditën e premte.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e premtja me tendencë të rënies.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci