Të fundit

Osmani: Në Brdo-Brion u fol njëzëri për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të hënën se në samitin e Brdo-Brionit, u fol njëzëri që Kosovës duhet t’i përfundojë procesi i liberalizimit nga Bashkimi Evropian.

Ajo tha se Kosova qëndron si anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, derisa shtoi se nuk ka vend në BE-në që është kundër liberalizimit për Kosovën.

“Kosova do të qëndrojë si anëtare e barabartë e BE-së. Dua të theksoj rolin e rëndësishëm që procesi i Brdo-Brionit vazhdon të ketë dhe përafrimin tonë me BE-në. Nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit, momentumi është i duhuri. Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euroatlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije. Në fund të vitit do të aplikojmë për status kandidature”, deklaroi Osmani para mediave, duke shtuar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, sa më shpejt që është e mundur.

Samitin e Procesit të Brdo-Brionit, i mbajtur të hënën në Slloveni, Osmani e konsideroi me rol të rëndësishëm në përafrimin drejt BE-së.

Osmani: Gjysmëzgjidhjet mes Kosovës e Serbisë nuk sjellin paqe afatgjate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas Samitit të Brdo-Brionit në Slloveni, ka thënë se çfarëdo gjysmëzgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë, nuk do të sjellë paqe afatgjate në rajon.

Në konferencën e mbajtur gjatë pasdites të së hënës në Slloveni, Osmani ka thënë se njohja e ndërsjellë është e vetmja zgjidhje për të sjellë paqen e dëshiruar dhe për t’i afruar vendet edhe më afër Bashkimit Evropian.

“Nuk kemi pasur ndonjë bisedë bilaterale, sigurisht që kemi shumë mospajtime me presidentin Vuçiq dhe kjo ndodhë sepse Serbia nuk e pranon realitetin që Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe ky është realitet i pakthyeshëm. Ka shumë gjëra në të cilat nuk pajtohemi, por dialogu duhet të përqendrohet te njohja e ndërsjellë dhe Serbia të angazhohet në mënyrë konstruktive sa më shpejtë që është e mundur të arrijmë te njohja e ndërsjellë. Çfarë gjysmëzgjidhje nuk do të sjellë paqen afatgjate, njohja e ndërsjellë është e vetmja gjë që e sjellë paqen e dëshiruar në rajon dhe përtej dhe na bën më të afërt me BE-në që është edhe synimi ynë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që është premtuar që nga viti 2018 nga BE-ja, nuk e dëmton askënd.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci