Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi teksa ka thënë se kemi hyrë në javën e dytë të muajit shtator, kur fëmijët do duhej të ishin në shkolla bashkë me mësimdhënësit për të vazhduar procesin mësimor, theksoi se fatkeqësisht kjo nuk po ndodh për shkak grevës nga SBASHK-u dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti për të menaxhuar me këtë situatë.
Sipas saj, Qeveria dështuar edhe në fushën e arsimit.
Ajo tregoi se pushteti e ka për obligim për të gjetur rrugëdalje.
“Çdo ditë e humbur në mësim është pasojë për fëmijët, ata që janë e ardhmja e ndritur e këtij vendi, andaj mësimi duhet të nis sa më parë. Përgjegjësia është e Qeverisë”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
