Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në lagjen Dragodan në Prishtinë, raporton Paparaci.
Dizajnerja e njohur Lia Stublla, ka publikuar disa fotografi të veturës së saj të dëmtuar, për të cilën ajo thotë se “një vajzë e pirë ka dëmtuar veturat në parking.”
Tutje ajo ka shtuar se nga ky aksident nuk ka të lënduar.
Paparaci ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.


