Të fundit

Thyerja e akullit mes Kurtit dhe Jasharajt, Çitaku: Kthjellu kryeministër

Nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Këshillin Grevist të BSPK-së.

E për këtë çështje ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo krejt këtë e quajti dramë të panevojshme, por “më mirë vonë se kurrë”.

Sipas ish-ambasadores kosovare në ShBA, takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe kryesindikalistit Jasharaj është i mirëseardhur.

“Në demokraci duhet bërë kompromis edhe nëse ke të drejtë 100%. Sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator. Ma mirë vonë se kurrë. Kthjellu, Kryeministër”, shtoi ajo në një status në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci