Fifi vazhdon të përflitet vazhdimisht në media për lidhjen e saj me Adis Patushin.
Pak kohë pas daljes nga “BBV”, ajo krijoi lidhjen e saj me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.
Kjo lidhje u komentua shumë, pasi Adisi ka një djalë bashkë modelen shqiptare, Adrola Dushin.

Së fundi, Adisi është shprehur publikisht se po i mungon, djali i tij, teksa edhe ka bërë një dedikim.
“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi. Babit i mungon shumë!”, shkruan ai krahas fotos.
E vëmendje mori komenti i Fifit.
Këngëtarja në hapsirën e komenteve ka lënë disa zemra për partnerin dhe djalin e tij, koment ky i cili u pëlqye nga ndjekësit e dyshes.

