Të fundit

Aksidenti tragjik shuan familjen shqiptare në Greqi

Tre shqiptarë anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ksiniadha, në aksin e autostradës E65, që lidh Athinën me aksin e Greqisë qëndrore.

Viktimë ka mbetur kryefamiljari 46 vjeç, bashkëshortja 43 dhe vajza 22 vjeç. Mësohet se djali i familjes, 17 vjeç është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në spital.

Burimet e mediave lokale shkruajnë se automjeti në të cilën lëvizte familja shqiptare, në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin, duke u përplasur pastaj me një mjet tjetër, i cili rezultoi të ishte një autobot që po transportonte gaz.

Përplasja ishte fatale dhe tre prej katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në vend, ndërsa djali i mitur i familjes është dërguar në gjendje të rëndë në spital. /tch/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci