Të fundit

Interi synon me çdo kusht fitoren kundër Plzen, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Plzen dhe gjigantit italian, Inter, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e sotme është e vlefshme për xhiron e dytë të kësaj faze, ku në ndeshjen e kaluar Interi u mposht 2:0 nga Bayern Munichu, kurse Plzen pësoi humbje të thellë nga Barcelona me rezultat 5:1.

Interi do të synojë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e sotme, në mënyrë që të gjejë pikët e para të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Plzen nuk do të paraqiten Dedic, Kasa, Kliment, Kopic dhe Reznik kurse te Interi mungojnë Dalbert dhe Lukaku.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Plzen (4-2-3-1): Stanek; Jemelka, Pernica, Hejda, Havel; Bucha, Kalvach; Sykora, Vlkanova, Mosquera; Chory.

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Dzeko, Correa.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci