Të fundit

Bayerni mposht Barcelonën, Liverpooli mezi fiton kundër Ajaxit

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munich ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Barcelonës, përcjell KosovaPress.

Lucas Hernandez (minuta e 50’) dhe Leroy Sane (minuta e 54’) ishin dy golashënuesit që ia siguruan gjigantit gjerman tre pikët e radhës në Ligën e Kampionëve.

Krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe një përballje tejet interesante mes Liverpoolit dhe Ajaxit, ku gjiganti anglez mezi e ka mposhtur kampionin e Holandës.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Mohamed Salah në minutën e 17’, kurse shifrat në 1:1 për Ajaxin i barazoi Mohammed Kudus në minutën e 27’. Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me barazim, Joel Matip shënon gol në minutën e 89’ për t’ia siguruar Liverpoolit tre pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe skuadra e Atletico Madridit, e cila është mposhtur si mysafire me shifrat 2:0.

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve i gjeni më poshtë.

Plzen 0:2 Inter

Sporting 2:0 Tottenham

Bayer Leverkusen 2:0 Atletico Madrid

Bayern Munich 2:0 Barcelona

FC Porto 0:4 Club Brugge

Liverpool 2:1 Ajax

Marseille 0:1 Eintracht Frankfurt

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci