Të fundit

Travis Scott ndaloi performancën pasi tha “Dikush po vdes”

Festivali, që la të vdekur dhjetë persona, prej disa ditësh ka qenë ndër më të komentuarit në rrjetet sociale.

“Astroworld” tashmë është shëndërruar në një festival tragjik, duke qenë se vdiqën dhe u plagosën dhjetra persona.

Këto ditë, në TikTok, ka qarkulluar një video ku shihet Travis Scott i cili ishte duke performuar dhe ndalet pasi kishte kuptuar se diçka nuk ishte në rregull.

Në momentin që po interpretonte njërë nga këngët e tij, ai u ndal dhe tha: “Dikush po vdes, ndimoni”.

Nuk ishte e qartë mjaftueshëm se çfarë mund të shihte reperi nga skena teksa fansat e tij po shtyheshin, goditeshin me grushta, gozhdoheshin dhe shkeleshin, e disa të tjerë duke bërtitur për të ndaluar shfaqjen.

Më shumë se 100 padi janë ngritur tashmë kundër Scott, Drake dhe promovuesit të koncerteve LiveNation.

Drake dhe Travis Scott, bënë një reagim disa ditë më vonë duke thënë se janë të shkatërruar nga ajo që ndodhi.

Një nëntëvjeçar u bë viktima më e re e këtij festivali.

@gaga1x😂 ##fyp ##foryou ##xyzbca ##travisscott ##rap

♬ original sound – Gaga

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci