Të fundit

Lista e kombëtares, presidenti i Dritës: “Për çudi asnjë futbollist i yni”

Presidenti i Klubit të Futbollit “Drita”, Valon Murseli është shprehur i zhgënjyer nga mosftesa e asnjë futbollisti të skuadrës së tij në Kombëtaren e Kosovës A dhe në U-21.

Murseli ka thënë se Muharrem Jashari, mesfushori i Dritës, e ka merituar ftesën te Kombëtarja e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe futbollistin Ardit Tahiri që është lënë jashtë Kombëtares U-21 të Dardanëve.

Reagimi i plotë i Valon Murselit:

Jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares A dhe U21, për çudi nuk është asnjë futbollistë i Dritës

Si president i njërit prej klubeve më të mëdha në vend FC Drita, kam mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares së Kosovës A dhe ajo U21.

Drita ka qenë ndër ekipet më të mira sezonin e kaluar, ka pasur paraqitje fantastike në Evropë dhe është lider aktual i Superligës së Kosovës dhe nuk e ka asnjë futbollistë të ftuar në Kombëtaren A ose atë të U21.

Si president i klubit gjithmonë investojmë në futbollistë të rinj dhe të talentuar dhe mendoj se kemi disa emra që është dashur të ftohen nga Kombëtarja A ose ajo e 21 vjeçarëve.
Këtë shkrim po e bëj për t’i mbrojtur futbollistët e mi dhe për t’i përkrahur pasi mendoj se kanë merituar ftesë për ndeshjet që kanë bërë në garat evropiane dhe në këtë fillim sezoni.
Muharrem Jashari padyshim që ka qenë më i miri në Evropë dhe jo rastësisht kemi pasur pesë oferta për të nga klube evropiane, ndërsa ndeshjet e tij të jashtëzakonshme nuk vlerësohen nga askush në Federatë apo Përfaqësuese të Kosovës.

As tek grupmoshat e 21-vjeçarëve nuk kemi asnjë futbollist edhe pse Ardit Tahiri më parë ka qenë i ftuar rregullisht dhe luan te lideri i Superligës. Kemi edhe futbollistë të tjerë që kanë merituar ftesën dhe jam vërtet shumë i zhgënjyer nga injorimi që i është bërë Dritës dhe futbollistëve të saj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci