Të mbash një turne madhështor plot spektakël dhe performanca elektrizuese si “Future Nostalgia” e Dua Lipës nuk është aspak e lehtë.
Dhe incidentet janë të shumta në ture të tilla sikurse kemi parë shpesh tu ndodhë edhe artistëve të tjerë ndërkombëtarë.
Incidentet e Duas në turin e fundit kanë qenë të shumtë por fatmirësisht asnjërin prej tyre nuk ka qenë me dëme serioze.

Së fundmi teksa ka qenë duke performuar në Argjentinë ajo i gjuan me këmbë një objekti në formë hëne të vendosur në skenë për të plotësuar performacën e saj.
Mirëpo, 27-vjeçares i ngel këmba në objekt dhe për pak u rrëzua. Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë balerinat që e mbajtën dhe larguan objektin teksa videoja e momentit të sikletshëm ka bërë xhiron e rrjetit.
View this post on Instagram
Edhe Dua si gjithmonë e ka marrë me sportivitet.
Ajo e ka ripostuar videon në Instagram duke shkruar: “Sigurisht që më ngeli këmba te hëna”.

Incidenti në Milano
Para pak muajsh Dua ndodhej në Milano ku mbajti koncertin e saj të radhës. Mirëpo, fatkeqësisht kryefjala e asaj nate u bë rrëzimi i shqiptares në skenë. Teksa po këndonte e kërcente së bashku me balerinët profesionistë, Dua rrëshkiti në skenë. Megjithatë e kamofloi shumë mirë situatën pasi u ngrit shpejt dhe vazhdoi të këndonte sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Videoja u shpërnda nga të pranishmit në rrjetet scoaiel dhe u bë virale brenda pak orësh. Asokohe Dua shpërndau në Instastory videon e rrëzimit duke shkruar : “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitëshme.”

Megjithatë përveç humorit që mund të bëhet me këtë video, ky rrëzim i la një pasojë serioze Duas e cila është vrarë shumë në gjurin e saj.
Artistja ndau po ashtu një foto ku tregon të nxirën e shkaktuar nga rrëzimi. “Më nxiu gjurin megjithatë”- shkruante ajo teksa më pas postoi edhe një foto ku shihej tek i ka vendosur akull.


