Të fundit

Ismet Haxha: Isha i informuar për atentatin ndaj meje

Personi i parë që ishte përmendur për një atentat të planifikuar ndaj tij, sipas një raportimi të pakonfirmuar të mediumit A2, ish-komandanti i UÇK-së, Ismat Xaxha, ka thënë e ishte në dijeni për rastin e raportua tashmë nga mediat.

Ai ka thënë se ishte njoftuar nga policia e Kosovës, por edhe nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës, se jeta e tij ishte në rrezik.

“Para 6 muajsh më patën treguar policia dhe shërbimi informative”, ka thënë Haxha në një deklaratë për Blic të hënën.

Haxha thotë se pavarësisht prej këtij rasti, ai kurrë nuk kishte kërkuar mbrojte nga Policia e Kosovës.

“Kujt borxh nuk i kam, nuk kam pse të fshihem nga askush”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ismet Haxha ka thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për personin për të cilin mediat kanë raportuar se kishte planifikuar atentat ndaj tij, Xhavit Haliti e Albin Kurtit.

“Jo hera e parë që e dëgjova emrin e tij”, tha Haxha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci