Të fundit

Drogë me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Njëmbëdhjetë gramë kokainë dhe tetë kilogramë marihuanë u zbuluan të dielën nga karabinierët e komandës provinciale të Perugias, të cilët arrestuan një burrë shqiptar. Droga e sekuestruar është llogaritur se ka një vlerë tregu rreth 60 mijë euro.

Të dielën pasdite, pas një ndjekjeje të shkurtër, policia italiane bllokoi një automjet në të cilën ndodheshin dy persona, njëri prej tyre shqiptar.

Shqiptari i cili u shfaq mjaft nervoz gjatë kontrollit të mjetit, iu gjetën 11 gramë kokainë të paketuar dhe të fshehur në pantallonat e tij dhe 1300 euro kesh, raportojnë mediat italiane.

Gjithashtu policia gjeti edhe dy palë çelësa të dy shtëpive. Në shtëpinë e parë, ku burri jeton me gruan, hetuesit zbuluan shuma të mëdha parash të fshehura në një mobilje të dhomës së ndenjes dhe një ditar me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës.

Në shtëpinë e dytë, të pabanuar, por të përdorur si laborator, ruhej një sasi prej rreth 8 kilogramësh marijuanë, tashmë e ndarë në pako dhe e destinuar për tregun. Droga me pakicë do të kishte dhënë rreth 60,000 €.

Në pranga është vënë veç burri, të cilit i ndalohet hyrja në Itali deri në vitin 2031.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci