Basketbollisti më në formë për momentin, Luka Doncic, ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Denver Nuggets.
Basketbollisti slloven pësoi lëndim në 44 sekondat e fundit të ndeshjes pasi që Rivers u rrëzua në këmbën e tij të majtë.
Mavericks ishin duke fituar falë pikëve të Doncic i cili kishte 23 pikë, 11 asisitime e tetë kërcime.
Për gjendjen e 22 vjeçarit foli bashklojtari i tij, Kristaps Porzingis.
“Ai gjithmonë thotë ‘do të jem mirë, do të jem mirë’, shpresoj se ai është mirë, mendoj se ne ende nuk e dimë se çfarë ndodhi, por shpresoj se ai është i shëndetshëm dhe mund të kthehet së shpejti,” tha qendra e Mavericks.
Doncic mund të mungojë në ndeshjen e rradhës ndaj Phoenix Suns.
