Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ditët e fundit është angazhuar si ndërmjetës mes Qeverisë dhe Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).
Avokati i Popullit ka njoftuar përmes një komunikate se ka pranuar një letër nga SBASHK-u si përgjigje e draft-marrëveshjes së propozuar nga ta.
“Sot, Avokati i Popullit ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe
Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në
marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.
Derisa, Qeveria e ka parë si shantazh kërkesën e SBASHK-ut për 100 euro shtesë në muaj deri sa të hyjë në fuqi ligji i ri për pagat.
