Të fundit

Ministri hungarez: Brukseli të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Sijjarto ka bërë apel në Bashkësinë Evropiane që ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok, duke thënë se Hungaria pret nga Brukseli që të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të gjithë ata që e bllokojnë këtë, duhet të mbajnë përgjegjësi për dëme me përmasa historike që do të shkaktohen në këtë rajon”, ka pretenduar Sijjarto.

Sijjarto ka theksuar se, pasi që Bashkësia Evropiane ka vendosur të fusë një sërë sanksionesh të reja ndaj shtetasve dhe kompanive bjelloruse, BE po përballet me “presionin pa precedent”, duke thënë se blloku evropian tashmë është “nën rrethim nga jugu, juglindja dhe lindja”.

Ai ka thënë se Grupi i Vishegradit ka mbajtur takim special ku Çekia, Sllovakia dhe Hungaria kanë ofruar ndihmë për Poloninë.

“Kur Hungaria ishte e përballur me situatë të ngjashme në vitin 2015, vendet tjera të grupit V4 kanë ndihmuar”, ka shtuar ministri hungarez.

Kur bëhet fjalë për presionin e migrantëve nga jugu, Sijjarto ka theksuar se është me rëndësi që të avancohen kushtet e jetesës, në vend të përkrahjes së emigrimit nga vendet problematike afrikane./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci