Të fundit

“Kundërshtari” i Vjosa Osmanit bëhet deputet

Vasfije Krasniqi njoftoi sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të një trajtimi mjekësor, raporton Paparaci.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”, shkroi Vasfije Krasniqi në Facebook.

Ajo ka treguar se e ka njoftuar kreun e Kuvendit dhe kryesinë për dorëheqjen.

“Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konnjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit.”, ka theksuar në njoftim.

Ndërkohë, vendin e saj do ta zë Nasuf Bejta, i cili ishte kundërkandidat i Vjosa Osmanit, kur kjo e fundit u zgjodh presidente e Kosovës.

Bejta, ka garuar në kuadër të LVV-së në zgjedhjet e fundit nacionale, të mbajtura më 14 shkurt të 2021-s.

Ai u lind më 03 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Sipas biografisë, ai është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci