Të fundit

Kurti komenton angazhimin e ministrit të ri si këshilltar i Hashim Thaçit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për Qeverinë e Kosovës është i rëndësishëm emërimi i një profesionisti shëndetësor si Rifat Latifi në krye të dikasterit të Shëndetësisë.

I pyetur në lidhje me angazhimet e Latifit në zyrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, kryeministri Kurti u shpreh se në qeveri ka edhe njerëz të tjerë që janë angazhuar në qeveritë e kaluara.

“Ne e kemi tash për ministër një profesionist akademik. Shumë prej njerëzve të cilët janë sot pjesë e Qeverisë së Kosovës, kanë qenë në angazhime të tjera të mëhershme edhe brenda vendit, vetëm se në kohëra të tjera. Nuk ka mesazh tjetër, përveç asaj që ne dëshirojmë të kemi një profesionist të dëshmuar”

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci