Të fundit

Ky është mjeku që dyshohet se refuzoi postin e ministrit nga Kurti

Ramadan Jashari, një kardiokirurg shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, ka refuzuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, sipas raportimit të Klan Kosovës.

Siç raporton televizioni Klan Kosova, emri i Ramadan Jasharit është propozuar brenda kabinetit qeveritar, por ai nuk ka pranuar pozitën e udhëheqësit të dikasterit qeveritar të shëndetësisë.

Jashari ka vendosur të vazhdojë veprimtarinë e tij në Belgjikë.

Në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, kryeministri Albin Kurti emëroi sot Rifat Latifin.

Kirurgu shqiptar Latifi vepron dhe jeton në SHBA. Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci