Emisari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak, ka njoftuar është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York të ShBA-së, raporton Paparaci.
Lajcak tha se me shefen e shtetit kosovar kanë diskutuar për dialogun si dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkroi ai në Twitter, transmeton Paparaci.
