Të fundit

Marrëveshja Serbi-Rusi, reagon Presidenca

Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Vela në një postim në Twitter shkruan se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.

Shefi i kabinetit të presidentes theksoi se procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet dhe Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën,

“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci