Edhe një djalë 9-vjeçar i cili u plagos në Festivalin Astroworld ndërroi jetë të dielën, sipas avokatit të familjes Ben Crump.
Numri i të vdekurve nga koncerti tragjik ka shkuar në 10. Shërbimet funerale për disa prej viktimave filluan gjatë fundjavës, ndërsa dhjetëra padi janë ngritur mbi tragjedinë.
Djali, i identifikuar si Ezra Blount nga familja e tij, kishte qenë në gjendje kome, në një përpjekje për të kapërcyer traumën e trurit, dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave, sipas një deklarate nga Crump.

Që nga dita e ngjarjes tragjike, një burim shprehet se reperi është në gjendje “shoku” dhe se mbështetja e vetme tani është partnerja, Kylie Jenner.
“Travis është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave dhe po përpiqet në maksimum për t’i ndihmuar ata”- tha një burim konfidencial pranë familjarëve.

“Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy”, -thotë më tej burimi.
