Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka njoftuar se bashkë me deputetin e kësaj partie, Abelard Tahiri dhe ish-ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi, që po mbahet në burgun e Hagës.
Çitaku me anë të një postimi në Facebook shkroi se “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë”.
Shtoi se sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot.
Ish-ambasadorja kosovare në ShBa tha se ata nuk janë të burgosur, por po mbahen peng.
“Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë. Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin”, përfundoi ajo.