Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Hysamendin Feraj, i cili përmes një shkrimi skandaloz pyeti se si kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk jep përgjigje se pse nuk është vrarë ai nga serbët, por vëllai i tij, gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.
E për këtë, Haradinaj e ka publikuar një foto në Facebook. Në foto ai shihet bashkë me Avdyl Mushkolajn, i cili është kryetar i veteranëve të UÇK-së në Deçan.
Krahas fotos, ai shkroi shkurtimisht: Të fala nga të gjallët!