Lideri i OTR, Noizy feston sot ditëlindjen.
Ai sot mbushë 36 vite, sigurisht me plot suksese ne fushën e ti muzikore dhe profesionale si pak emra të tjerë në industrinë muzikore shqiptare.
Një vit më shumë, ai në mesnatë e ka pritur me mikun e tij më të mirë, aktorin e njohur Blerim Destanin.
Ky i fundit është ”përkujdesur” për një surprizë që Noizyn e ka bërë të qeshë me lot.
Në restorantin ku darkonin, në vend të tortës së ditëlindjes, me fishekzjarre, Noizyt i ka ardhur një kombinim ”interesant” frutash shoqëruar me mbishkrimin “Urime ditëlindjen” në anglisht.
Reagimin e Noizyt, në rrjet e ka ndarë Destani, shoqëruar me plot të qeshura të tjera.
View this post on Instagram