Të fundit

Nxënësit në shtëpi, Kurti në Japoni – Çitaku e zemëruar

Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj që nga fillimi i grevës në sektorin e arsimit dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje mes SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Japoni të martën.

Kurti po merr pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Megjithatë, nënkryetarja e PDK-së është shprehur e indinjuar për mos-zgjidhjen e situatës mes pushtetit dhe sindikatave, ndërsa nxënësit vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë. 320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni”, shkroi ajo me anë të një postimi në Facebook.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci