Të fundit

Arrestohet një 23-vjeçar në Kaçanik, i kërkuar për vjedhje

Në Kaçanik është arrestuar një person i kërkuar për “Vjedhje”, i dënuar me burgim prej 1 vit e 50 ditë.

Ai është arrestuar në fshatin Ivajë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komunikata e plotë:

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:20 në fshatin Ivajë të Kaçanikut kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Ç.L (M/K) i moshës 23 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje’’  me dënim burgimi prej një ( 1 ) vit e pesëdhjetë (50) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci