Të fundit

Publikohet rezultati i votave nga diaspora

Sot gjatë ditës ka filluar numërimi i votave me postë. Në një pronocim për media, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tregoi se numërimi i këtyre votave do të përfundonte sot gjatë mbrëmjes, për shkak të numrit të vogël të tyre.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë gjithsej 2731 zarfe me fletëvotime, ndërsa sa i përket fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë brenda disa ditësh.

”Gjatë periudhës së votimit përmes postes që nga data 29 tetor deri më 12 nëntor, komisioni qendor i zgjedhjeve ka pranuar 1571 zarfe të supozuara me fletëvotime dhe pas procesit të vlerësimit nga ana e shërbimit votues të KQZ-së, nga këto zarfe të supozuara ka pasë brenda tyre më shumë se 2000 zarfe të individualizuara me fletëvotime, dhe nga ky proces pas verifikimit të tyre janë gjithsej 2379 zarfe të individualizuara, dhe ato do të numërohen gjatë mbrëmjes së sotme nga ora 18:00”, ka theksuar tutje Elezi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci