Pas raportimeve se jane çifti më i ri i Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë kthyer në një nga temat më të përfolura në show biz.
Pas fotos së tyre të publikuar ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, paparacët këtë radhë i kanë pikasur në Milano.
DailyMail ka publikuar foto të aktorit dhe supermodeles.
Leonardo DiCaprio enjoys a day out in Milan as Gigi Hadid walks the Versace show https://t.co/cYdlTpWuUn
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) September 27, 2022
Leonardo DiCaprio duket se po shijon udhëtimin e tij në Milano pasi Hadid është atje për punë. Me rastin e sfilatës së Versace për Javën e Modës, ylli i Hollivudit mesa duket ka ndjekur partneren e tij të re në Itali.
27-vjeçarja eci në pistën për shfaqjen Pranverë/Verë 2023 të Versace të premten e kaluar gjatë Javës së Modës në Milano, përpara se të shkonte në një festë ku ishte e ftuar. Paparacët e “pikasën” DiCaprion në Milano teksa argëtohej me miqtë e tij, mbrëmjen e së shtunës.
Sipas burimit të Entertainment Tonight, të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke qëndruar larg kamerave.
LeonArdo DiCaprio enjoys a day out in Milan as Gigi Hadid walked the runway for Versace’s Spring/Summer 2023 show on Friday during Milan Fashion Week
Leo traveled to Italy to spend time with Gigi
While Newly single Camila Morrone out with Kendall Jenner & Hailey pic.twitter.com/nBE0h1nUtH
— Lilian Chan (@bestgug) September 26, 2022
Një burim nga rrethi i miqve të Leonardo DiCaprios tha së fundmi për Entertainment Tonight, se çifti i shumëpërfolur po jeton një dashuri të madhe: “Janë bashkë dhe duken shumë të dashuruar. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë të lumtur.”
Aktori hollivudian, i cili së fundmi doli nga lidhja e tij pesëvjeçare me Camila Morone, pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç, është parë me modelen e njohur, duke konfirmuar zërat se ata janë së bashku.
Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillimet e veta dhe për arsyen se modelja e njohur është 27 vjeçe, gjë që duket se “thyen” “modelin e 25-shave” që DiCaprio ndjek me partnerët e tij.

