Të fundit

Uran Ismaili me mesazh publik për Ganimete Musliun

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka folur për reformat brenda këtij subjekti politik, duke thënë se më shumë ka dëshirë që t’i konsideroj si reflektim.

Ismaili në T7 kur është pyetur në lidhje me reagimin e Ganimete Musliut, ndaj vendimit për barazi gjinore në parti, 50/50, tha se dikujt “çarja” e re në PDK mund të mos i pëlqejë.

“Në këtë çarje që po e krijojmë, në këtë dëshirë me ftu njerëz të rinj, ka me pasë njerëz që nuk ka me iu pëlqy. Na nuk jemi dogmë, nuk jemi parti dogmatike, që me thënë duhet me mendu të gjithë njësoj. Rezultati, rruga drejt suksesit, numrit rekord të votave, është kjo rrugë. Rrugët tjera janë rrugë e hutisë, ngecjës, dhe rrugë që me një fjalë, na shpie në dështim në relacion me popullin”, ka thënë ai.

Musliu “shpërthen“ ndaj PDK-së: S’po dinë të bëjnë opozitë, Krasniqi nuk guxon ta bëjë këtë

Tutje, Ismaili ka thënë se të gjithë duhet të sakrifikojnë diçka, duke përmendur se ai e la pozitën e deputetit në kohën e zgjedhjeve lokale.

“Unë kam qenë deputet, dhe kam sakrifiku pozitën teme në kohën e zgjehdjeve local. Kushdo që mendon që PDK-ja duke i rujt privilegjet, kthehet në një platformë të qytetarëve, e ka gabim. Kushdo që mendon se nuk kemi sakrifiku të gjithë ne, të gjithë kemi me sakrifiku, nga ajo që na duket e drejta jonë”, tha ai.

Në fund, nënkryetari i PDK-së shtoi se brenda kësaj partie “nuk ka funksione të përjetshme”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci