Të fundit

Leximi i orëve të rrymës, KEDS njofton për një ndryshim

KEDS-i ka njofatuar se ka vendosur në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH për leximin e njehsorëve elektrikë.

Kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.

“Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, thotë Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS.

Nga KEDS thonë se pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj.

“E veçanta e kësaj pajisjeje është se, përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla. Mbi të gjitha, detekton edhe keqpërdorimet e mundshme”, thekson komunikata.

“Veçori e rëndësishme e kësaj pajisjeje është cilësia dhe shpejtësia për të lexuar njehsorët elektrikë. Në rast të ndonjë keqpërdorimi të mundshëm në njehsor, pajisja posedon edhe kamerën për fotografimin e njehsorit, për çka, në rast të tillë, lexuesi informon personat përkatës në KEDS”, thotë z. Milazim Avdiu, Drejtor i Operimeve në KEDS.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci