Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e drejtuar nga Donika Gërvalla ka bërë të ditur se do ta respektojë rekomandimin Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) lidhur me konkursin e jashtëligjshëm për 32 zyrtar diplomatikë, raporton Paparaci.
Sipas këtij dikasterit, konkursi është anuluar ashtu siç kishte kërkuar këshilli.
“Në zbatim të vendimit nr.52/2022 të datës 20.09.2022 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, anulohet konkursi i datës 01.07.2022 me nr.prot 2436 për 32 (tridhjetë e dy) zyrtarë të misionit diplomatik, shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

