Të fundit

Hoti shpërndan postimin e Hovenierit: Kosova është NATO sepse NATO është në Kosovë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka shpërndarë postimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ku ka falënderuar gjeneralmajorin Ferenc Kajari për shërbimin e tij ndaj misionit të KFOR-it  dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.

E për këtë, Hoti tha se Kosova është NATO, sepse NATO është në Kosovë.

Ai shtoi se Kosova është bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rolin kryesor në NATO, raporton Paparaci.

“Takime të tilla e rrisin sigurinë e qytetarëve tanë. Mirënjohje partnerit tonë ShBA për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në rrugëtimin për tu bërë anëtar i NATO-s”, shkroi deputeti i LDK-së në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci