Analisti i afërm me partinë në pushtet, Xhevdet Pozhari ka deklaruar se shëndetësia nuk ka pasur kurrë ministër më të përkushtuar sesa ish-ministri Arben Vitia.
Madje, ai e ngriti aq lartë Vitinë sa theksoi se dyshon që do të ketë edhe në të ardhmen ministër më të mirë se ai.
“Arben Vitia e ka ngritur standardin e angazhimit qeveritar në tjetër nivel”, shkroi ai në Facebook, teksa publikoi një foto me ish-ministrin Vitia.
Reagimi i tij vjen pasi të enjten Rifat Latifi dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
