Të fundit

FBI-ja gjen prova për ta ndjekur penalisht djalin e Bidenit

Agjentët federalë besojnë se ka prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht Hunter Bidenin për krime tatimore dhe se gënjeu për përdorim të drogës kur bleu një pistoletë në vitin 2018, kanë raportuar Washington Post dhe CBS News.

Por, prokurori amerikan në Delaware i cili po mbikëqyr hetimin e djalit të presidentit të SHBA-së, nuk ka vendosur ende nëse do të ngrejë kallëzim penal në këtë rast.

Prokurori federal, David C Weiss, fillimisht u emërua dhe shërbeu në administratën e Donald Trumpit dhe ka vazhduar të shërbejë në administratën e Bidenit pjesërisht për shkak të reagimit politik që largimi i tij mund të kishte shkaktuar, duke pasur parasysh mbikëqyrjen e hetimit mbi Bidenin, raportoi Post.

Në shtator, më shumë se 30 republikanë të Senatit i kërkuan prokurorit të përgjithshme të Bidenit, Merrick Garland, t’i jepte Weissit “mbrojtje dhe autoritet të posaçme” për të mbrojtur pavarësinë e hetimit të tij.

CBS News raportoi se FBI-ja “po përpiqet të bëjë presion ndaj prokurorëve që të veprojnë”.

Avokati i Hunter Bidenit, Chris Clark, akuzoi agjentët federalë për rrjedhje të paligjshme të informacionit dhe i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hetojë dhe ndjekë penalisht rrjedhjen.

“Është një krim federal që një agjent federal të nxjerrë informacione rreth një hetimi të madh si ky”, i shkroi Clark Washington Postit. “Çdo agjent që ju citoni si burim në artikullin tuaj me sa duket ka kryer një krim të tillë”.

Hunter Biden konfirmoi se ishte nën hetim për çështje të lidhura me taksat në vitin 2020, menjëherë pasi babai i tij fitoi presidencën. Marrëdhëniet e biznesit dhe konsulencat e Hunter Bidenit në Ukrainë dhe Kinë, përfshirë pagimin me 50,000 dollarë në muaj nga firma ukrainase Burisma, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen politike dhe pyetjet rreth etikës së lidhjeve të tij me bizneset e huaja, duke pasur parasysh ndikimin politik të babait të tij.

Hetimi aktual i çështjeve tatimore të Hunter Bidenit ka shqyrtuar nëse ai ka deklaruar të ardhurat në lidhje me marrëveshje të ndryshme biznesi, përfshirë jashtë shtetit, raportoi Washington Post.

Një tjetër krim i dyshuar që agjentët federalë identifikuan ishte pretendimi i Bidenit se kur përmes një formulari që plotësoi më 2018 për blerjen e një pistolete, ai tha se nuk ishte i varur ose duke përdorur në mënyrë të paligjshme drogë, megjithëse ai pati shkruar më parë se përdorte drogë shpesh atë vit, raportoi Post.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci