Të fundit

Distria Krasniqi e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

Pas fitores historike të Ballkanit në Ligën e Konferencës nuk kanë të ndalur sukseset në sportin kosovar, ku xhudo sot i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje, kësaj radhe nga Kampionati Botëror.

Bëhet fjalë për xhudisten Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos.

Në garën për të fituar të bronztë, Krasniqi e mposhti në finale të repesazhit xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Ndërkaq në rrugëtimin e saj deri te kjo medalje, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti xhudisten nga Tajpei, Lin Hsuan HSU, kurse në raundin e tretë mposhti italianen, Odette Giuffrida.

E arta olimpike vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale të këtij turneu, ku e mposhti xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga britanezja, Chelsie Giles.

Pas humbjes nga Giles, Krasniqi vazhdoi në repesazh ku edhe e mposhti xhudisten izraelit Gefen Primo, për ta fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci