Të fundit

Tërmeti i fortë godet Greqinë, banorët lënë shtëpitë e tyre

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka “tronditur” Fokidën edhe Atikën rreth orës 01:00, pak pas mesnate.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 5 ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë 1.3, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje me magnitudë 0.8 deri në 1.9 ballë.

Banorët e tronditur tregojnë se dridhja ka qenë e fortë.

Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999. Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.

Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas ka folur herët në mëngjes në “MEGA Weekend” për fenomenin.

“Nuk mund ta dimë nëse është tërmeti kryesor, por pas kësaj kemi pasur 3 tërmete me magnitudë 2-2.5 ballë, por ky nuk përbën aspak aktivitet passizmik.

Do të shohim evoluimin e fenomenit në orët e mbetura dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë saktësisht për të pasur një pamje më të plotë”.

Në shumë prej zonave të prekura, banorët kanë dalë nga banesat e tyre dhe po presin me ankth zhvillimin e fenomenit. /Abcnews.al.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci