Të fundit

Murati flet për bilancin tregtar, thotë se ka përmirësime

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një krahasim duke thënë se në vitin 2019, raporti eksport-import i mallrave ishte 1:9.

Sipas tij, për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.

Rrjedhimisht, ai shtoi se me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6.

“Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë. 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike. 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore. 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese. 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve”, shkroi ai në Facebook.

“Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore”, përfundoi ministri Murati.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci